Lajme

Molliqaj bën thirrje për protesta: Qeveria duhet të dorëhiqet

Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj pas arritjes së marrëveshjes në Ohër mes Kosovës e Serbisë, mbrëmë në studion e emisionit “Politiko” u ka bërë thirrje qytetarëve për protesta kundër Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Molliqaj, ka thënë se ata do të protestojnë dhe Qeveria duhet të dorëhiqet dhe të zgjedhet një e re.

“Ne do të organizojmë protesta dhe shfrytëzoj rastin këtu që secili qytetar edhe ata që mund të pajtohen për arsye të ndryshme për zhvillimet në dialog, të bëhemi bashkë në një pikë. Qeveria e Kosovës duhet me jep dorëheqje s’ka alternativë tjetër, populli i Kosovës duhet me zgjedh Qeverinë e re, cilado që vjen. Është mirë me i mbyll spekulimet sepse spekulimi i ri i konvenon vetëm Qeverisë.”, ka thënë Molliqaj në “Politiko”.

LEXO EDHE:  ​Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

Tutje ai ka komentuar edhe arritjen e marrëveshjes, duke thënë se nuk i është gëzuar, por kjo gjë e ka shqetësuar, sepse nga marrëveshja me njohje po flitet për autonomi të serbëve.

“Ka më shumë se një muaj që e kam shprehur në mënyrë simbolike kërkesën tonë që mospranimi i një marrëveshje të tillë do të duartrokitet nga PSD. Nuk jam i gëzuar, përkundrazi jam i shqetësuar. Marrëveshja tashmë e pranuar nga të gjitha palët, mos e dëgjoni kryeministrin më, nuk ka pas plan me nënshkru marrëveshje në Ohër. Ky është spin i kryeministrit, prej marrëveshjes me njohje në qendër po flitet për autonomi, pa njohje nga Serbia e pesë vendet anëtare të BE-së.”, ka përfunduar Molliqaj.

LEXO EDHE:  Trusti konfirmon: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Mbrëmë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian./Gazeta10