Lajme

Molliqaj: Albin Kurti sot e tradhtoi Kosovën, shihemi në protesta

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për planin e zbatimit. Sipas tij sot kryeministri, Albin Kurti e ka tradhtuar Kosovën. Molliqaj ka shkruar se Kurti për pushtet po e rrezikon Kosovën dhe paralajmëroi protesta.

“Një njeri i ngjitur n’pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës n’vend, sot e dorëzoi Kosovën. Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë. Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes. Sot Albin Kurti i ndau rrugët nga ata qindra mijëra njerëz që e kundërshtuan Asociacionin. I ndau rrugët me ata që edhe sot vazhdojnë t’jenë kundër, po aq fuqishëm”, ka shkruar Molliqaj.

LEXO EDHE:  Që nga 25 marsi ky veteran i UÇK-së është zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Postimi i plotë:

Sot u tradhtua Kosova!

Një njeri i ngjitur n’pushtet nga rezistenca më e fuqishme e pas luftës n’vend, sot e dorëzoi Kosovën.

Një parti që u ngrit nga mijëra protesta kundër Asociacionit, sot e solli atë.

Një qeveri që mashtroi për 2 vite se nuk do të negociojë pa njohjen në qendër, sot e pranoi përjetësimin e mosnjohjes.

Sot Albin Kurti i ndau rrugët nga ata qindra mijëra njerëz që e kundërshtuan Asociacionin. I ndau rrugët me ata që edhe sot vazhdojnë t’jenë kundër, po aq fuqishëm.
Sot Albin Kurti Kosovës po ia rrezikon të ardhmen, sepse vetes po don t’ia ruajë pushtetin.

Sot Albin Kurti, e tradhtoi Kosovën.

LEXO EDHE:  Kosovarët, në radhë të gjata në pritje të aplikimit për vizë

Por sot, më shumë se kurrë, u qartësua rruga e rezistencës. Rezistencës që do të rritet, përditë e më shumë.

Shihemi n’protesta!