Mogherini ia dorëzon mandatin Borellit: Po e lë në duar të sigurta
Diplomatja italiane, Frederica Mogherini, e ka përfunduar mandatin e saj në krye të politikës së jashtme të Bashkimit Europian duke ia dorëzuar ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell.
Ajo në një postim në Twitter tha se po e lë detyrën e saj në duar të sigurta, njofton Klan Kosova.
“Mandatit tim po i vije fundi pas pesë vjetësh intensive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar për ta bërë #EU një partner të besueshëm, një shtyllë të multilateralizmit, një mbrojtës kokëfortë të të drejtave të njeriut. Unë po e lë zyrën time në duar të mira të @JosepBorrellF. T’i uroj gjithë të mirat!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Mogherini ka qenë ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi dhe tashmë postin e saj edhe në këtë çështje do ta drejtojë Borell.
My mandate comes to an end after 5 intense years. Thanks to all who have contributed to make the #EU a reliable partner, a pillar of multilateralism, a stubborn defender of human rights. I leave my office in the good hands of @JosepBorrellF Wish him all the best! pic.twitter.com/rNRxEHylpB
— Federica Mogherini (@FedericaMog) November 30, 2019
LEXO EDHE: