Lajme

Model i thjeshtësisë, kryetari Bali Muharremaj drekon me punëtorët e mirëmbajtjes së ambientit

Nuk ndodhë shpesh që një kryetar komune të takohet e aq më pak të drekojë me punëtorët. Por, këtë e ka bërë kryetari i Komunës së Suharkës, Bali Muharremaj.

“Sot kam drekuar me punëtorët e EKO REGJIONIT, tek BEN – AF të cilët e mirëmbajnë ambientin tonë”, ka shkruan ai.

I pari i Suharekës ka ftuar të gjithë që të respektojnë punëtorët.

“Për punëtorët kam gjithmonë respekt. Ata duhet ti respektojmë të gjithë”, ka thënë Muharremaj.