Lajme

Mjet shpërthyes në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici se në afërsi të shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, sipas sinjalizuesve kanë dalë patrullat policore dhe KFOR-i austriak për deminim, ku është bërë aktivizimi i mjetit, larg vendit të ngjarjes.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?