Lajme

Mjeku i rekomandon Ferat Shalës ta nderpresë fushatën zgjedhore-komunikimi do ta vazhdojë nga distanca

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, përmes një postimi në faqën e tij në facebook, ka njoftuar se pas disa shqetësimeve shëndetësore, mjeku i ka rekomanduar që fushatën elektorale ta zhvillojë në distancë.

“Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm”, ka shkruar Shala në facebook, raporton Korrespodenti.

Të dashur miq,

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid-19.

Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se fushatën zgjedhore duhet ta vazhdojë nga distanca.

Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.

Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

I juaji: Ferat Shala!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?