Lajme

Mjeku i QKUK-së dhuron 500 kg miell për njerëzit në nevojë

Bamirësia është gjesti më i mirë që bëhet ndonjëherë në shenjë solidarizmi me të varfërit kudo në botë.

Për këtë, tanimë dihet se për shumë familje është përkujdesur që t’iu del në ndihmë Shoqata Bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’, shkruan Indeksonline.

Por, së fundi në ndihmë të njerëzve në nevojë, ka dalë një banorë i Lipjanit, e që me profesion është internist dhe kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pra, bëhet fjalë për Banush Gashin.

Ai me këtë rast dje ka dhuruar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” 500 kg miell në mënyrë që të shpërndahen për njerëzit në nevojë.

Ky gjest i tij, padyshim se është pëlqyer nga shumë qytetarë ku tani kjo është bërë e ditur edhe nga vet Shoqata në fjalë përmes rrjetit social.

Më poshtë keni disa foto:


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?