E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Mjekë e infermierë shpërndahen në gjithë Kosovën: S’ka orar, s’ka lodhje, ka etikë e humanizëm

Edhe pse në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin, Qeveria mbrëmë mori disa masa parandaluese  pasi OBSH-ja e shpalli gjendjen pandemike.



Përpos kësaj, tashmë ekipet  e profesionistëve shëndetësorë do të jenë anembanë vendit në parandalimin e koronavirusit.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore, do të jenë në shërbim të qytetarëve kudo, në laboratorë, në klinika, spitale, QKMF, në aeroport e deri te kufijtë e Kosovës, transmeton Indeksoline.

“Së bashku ia dalim! S’ ka pushim! S’ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, u tha nga Instituti  Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.



Koronavirusi ka arritur të marrë jetën e shumë personave anembanë botës, teksa të infektuar me këtë virus ka edhe në vendet e rajonit, si Shqipëri, Serbi e Maqedoni e Veriut./Indeksonline/



LEXO EDHE:
Këtë ditë hapen plazhet në Shqipëri