Lajme

Mitrovicasi dehet dhe “ua luan policin” dy qytetarëve, arrestohet dhe mbahet në stacion deri në këndellje

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti është prezantuar si polic, ka ndaluar dy qytetarë dhe e ka ngacmuar njërin nga ta seksualisht.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1 të mesnatës, shkruan lajmi.net.

Një person, duke u prezantuar si “person zyrtar”, ka ndaluar një automjet në të cilin kanë qenë dy viktimat – një mashkull dhe një femër, të dy kosovarë.

Personi i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht viktimen femër, ndërsa tutje është arrestuar nga policia.

I njëjti është mbajtur në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi ishte i dehur.

Ky është raporti i policisë:

NGACMIM SEKSUAL /PREZENTIM I RREM

Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.