Lajme

Ministria e Shëndetësisë publikon manualin për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot manualin për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, duke thënë se ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19, transmeton Gazeta Metro.

MSh thotë se ky manual është dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut.

“Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues tjerë specifikë dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhënat më të reja shkencore. Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha Institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më poshtë keni manualin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/06/Manual-p%C3%ABr-parandalimin-dhe-luftimin-e-COVID19.pdf


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19