Lajme

Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm

Bilanci 24 orësh rreth koronavirusit sot nuk do të publikohet në orën 15:00, siç ishte bërë zakon që nga 15 korriku.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot konferenca ku do të publikohet raporti ditor i IKSHPK-së për COVID-19 dhe raporti për pacientët e infektuar do të mbahet në orën 15:30. shkruan Gazeta Sinjali.

“Të nderuara media, në Ministri të Shëndetësisë mbahet sot Konferencë për media ku do të komunikohen: Raporti ditor të IKSHPK për Covid-19; Raportin për pacientët e spitalizuar në SHSKUK me Covid-19. Konferenca mbahet në 15:30”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Nga 15 korriku, Ministria e Shëndetësisë kishte vendosur që ora 15:00 të ishte orari i përcaktuar për publikimin e të dhënave më të fundit rreth COVID-19 në Kosovë.