Lajme

Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës si dhe gjatë festave zyrtare, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas MSH’së do të bëhet për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për të ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytearëve për vaksinim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

#Bashkëiadalim


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?