Lajme

Ministria e Shëndetësisë deklarohet për vdekjet e dyshimta në Infektivë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se të gjithë pacientët e vdekur kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikushme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

MSh ka bërë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve në Klinikën Infektive.

“Për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve. Ajo çka SHSKUK mund të konfirmojë deri në këto momente është se të gjithë keta pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikushme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive-QKUK”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, vijon komunikata e MSh.

Në njoftim thuhet se nga SHSKUK ka konfirmuar se fluksi i pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa thuhet se QKUK ka rritur kapacitetet e saja të Mjekimit Intensiv, me qëllim të trajtimit të të gjithë pacientëve të spitalizuar, pavarësisht ngarkesave të mëdha.Policia e Kosovës kishte rrethuar Klinikën Infektive me shiritat policor.

Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. /Reporteri.net/.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje