Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: Ushtria serbe nuk është futur në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar se ushtria serbe është futur në Kosovë.

Në një njoftim ka thënë se janë dezinformata dhe ka fajësuar Kosovën për shpërndarje të kësaj dezinformata.

“Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njofton se Ushtria Serbe për tash nuk ka kaluar vijën administrative dhe nuk është futur në asnjë mënyrë në territorin e Kosovës e M.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Serbe të Mbrojtjes, transmeton Koha.

Në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku dëgjohen të shtëna me armë e thuhej se kjo po ndodh në kufirin Kosovë – Serbi.