Lajme

Ministria e Financave tregon, ja sa do të jetë buxheti për vitin e ardhshëm

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati e ka paraqitur projektligjin për buxhetin 2021, në seancën që po mbahet në Kuvend.

Murati tha se sipas ASK-së, brutoprodukti vendor ka shënuar një rritje rreth 10 për qind.

Ai shtoi se buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 8.7% më i lartë se buxheti i këtij viti.

“Sipas vlerësimeve tona ekonomia është rritur. Projektligji për buxhetin 2022 si shifër parashihet të jetë 2.7 miliardë, pra 8.7 për qind më lartë se buxheti i rishikuar i këtij viti”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i LVV-së Armend Muja tha se komisioni e ka shqyrtuar projektligjin dhe i ka rekomanduar Kuvendit që të miratohet në parim.

Sipas tij, të hyrat buxhetore në vitin 2022 parashihen të jenë 2.3 miliardë euro.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?