Lajme

Ministria e Bujqësisë ka një lajm të mirë për bujqit kosovarë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar me realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve.

Këtë e bëri të ditur ministri, Besian Mustafa, i cili njoftuar se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë në krahasim me vitin 2019, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë.

“Fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit”, është shprehur Mustafa.

Mustafa është shprehur se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës.

Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.