Lajme

Ministri Zemaj tregon se kur do të largohet ora policore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur lidhur me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Kurse sa i përket orës policore që po aplikohet në disa komuna të Kosovës, Zemaj theksoi se ora policore nuk do të hiqet derisa të ketë ulje të numrit të të infektuarve.

“Derisa te sigurohemi se numri i infeksioneve shkon duke ra dhe rritja e kujdesi, zbatushmëria e masave dhe të gjitha që kërkohen nuk mund të lëvizim me asnjë mase lehtësuese. Për këtë arsye po kërkohet të kemi kujdes të shtuar nga të gjithë pa përjashtim”, tha ai në T7.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?