Lajme

Ministri Zemaj e konfirmon: Në Infektivë janë të shtrirë 104 pacientë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Klinikën Infektive për të parë se si po menaxhohet situata me koronavirus atje, teksa ka shtuar se pritet rekrutimi i profesionistëve të rinj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se se në Klinikën Infektive aktualisht janë të shtrirë 104 pacientë, 101 prej tyre me koronavirus.

“Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale përveç stafit aktual të këtyre klinikave, një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësor që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare për të parë nga afër si po menaxhon kjo klinikë dhe të tjerat me numrin në rritje të rasteve me Covid-19, të cilat janë në tretman spitalor.

U informova për numrin e shtuar të rasteve të hospitalizuara në këtë klinikë, ku sot kishte 104 pacientë, prej të cilave 101 të konfirmuar me Covid-19, por edhe për një numër të caktuar pacientësh, tashmë të hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë, e cila bashkë me Klinikën e Dermatovenerologjisë dhe Qendrën e Mjekësisë Sportive, janë vënë në dispozicion të trajtimit të rasteve me Covid-19.

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale përveç stafit aktual të këtyre klinikave, një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësor që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.

Më pas vizituam edhe Qendrën e Mjekësisë Sportive për të parë mobilizimin e kapaciteteve në funksion të përballjes me Covid-19.

Nga takimi në Klinikës Infektive, profesionistët e saj, kanë kërkuar nga kolegët e tyre të Kujdesit Parësor që t’i përpunojnë rastet mjekësore ambulantore me kujdes në Klinikë të referojnë vetëm rastet me Covid-19, për të mos e ngarkuar klinikën me raste ambulantore dhe pa simptomatologji të qartë klinikë për Covid-19. /Reporteri.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?