Lajme

Ministri Likaj vazhdon rehatimet: Profesori i AAK’së emërohet anëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Ministri i Arsimit nga radhët e AAK’së, Ramë Likaj prej se ka ardhur në pozitën e të parit në këtë dikaster, ka vazhduar me avazin e vjetër të pushteteve të kaluara, rehatimet në punë të anëtarëve të partisë prej nga vjen ai, shkruan Gazeta Metro.

Metro merr vesh se Likaj së fundi ka emëruar si anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë edhe profesorin Binak Beqaj, i cili është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Binak Beqaj ishte zgjedhur anëtarë i Këshillit Drejtues të AAK’së me 3 korrik të 2015, atë kohë ishte renditur si anëtari i 59.

Po ashtu anëtari i AAK’së e tashmë edhe anëtari i KSHC’së, është edhe profesor në kolegjin UBT dhe profesor i angazhuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Kujtojmë se ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në bordin e ri të Universitetit të Pejës e ka emëruar edhe motrën e deputetit që e ka edhe bashkëpartiak, Shkumbin Demaliajt.