Lajme

Ministri jep lajmin e fundit lidhur me 100 eurot

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media nuk ka treguar saktë se kur do të dalin në llogaritë e punëtorëve të sektorit privat 100 eurot e premtuara, por tha se shumë shpejt do të procesohen.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën”, tha Murati.

Ndërkohë, ministri Murati mbajti konferencë lidhur me deklarimin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës në ATK.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?