Ministri i Turizmit: Valët e muzikës përhapin koronavirusin
Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi ka argumentuar se përse nuk po lejohet muzika në kafene.
Klosi në një televizion të rajonit tha se valët e muzikës përhapin koronavirusin.
“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar, janë zonat ku virusi përhapet më shumë se në çdo vend tjetër, pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoren pije alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, deklaroi Klosi.
Deri më tani një argument i ngjashëm me atë të përdorur nga ministri i Shqipërisë nuk është dëgjuar ende.