Lajme

Ministri i ri i Shëndetësissë/ Valon Syla ‘godet’ bashkëpunëtorin e ngushtë të Vjosa Osmanit

Analisti i mirënjohur politik, Valon Syla, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke e komentuar mos-emërimin e Haxhi Avdylit në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Ai ka deklaruar se betejat e Haxhi Avdylit ishin “për t’u bërë ministër” derisa vlerëson se derisa Shpejtim Bulliqi, Donika Gërvalla e Vjosa Osmani i arritën qëllimet e tyre, ky i fundit nuk ia doli.

“Por, Haxhia u ngul!” – thotë z. Syla, përcjell Periskopi.

Më tej, z. Syla vlerëson që Lista Vjosa ishte për shfrytëzim “njëpërdorimësh”.

Statusi i plotë:

Haxhi Avdyli krejt betejën me LDK dhe me Listën Guxo e bëri për tu bërë ministër dhe sot su bë. Bulliqi njejtë e nxjerri një Kryetar Komune, Gërvalla një Ministër, ndërsa Vjosa Osmani një Presidente… por Haxhia u ngul. Dhe të gjithë pas tij tash nga Lista Guxo do të ta kenë fatin e njejtë. Pse? Sepse ata ishin për shfrytëzim për një përdorim për zgjedhjet e 14 shkurtit. Tash Albin Kurti lyp aleanca të reja, për fitore, dhe natyrisht me këta mendon se ka kry punë…


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?