Lajme

Ministri gjerman: Kosovës duhet t’ia japim vizat që ia premtuam

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, ka deklaruar se shteti i tij dhe evropianët duhet të liberalizohen vizat për kosovarët ashtu siç i kanë premtuar dhe jo shkëmbim territoresh vetëm e vetëm që në atë mënyrë të përfundojë marrëveshja finale Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Në një shkrim për “Die Welt”, Roth ka përmendur Kosovën dhe çështjen e saj në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Dhe duke hedhur shikimin nga Kosova, ne si BE duhet të japim atë që kemi premtuar dhe më në fund të përparojmë në rrugën e liberalizimit të vizave”, thotë ai.

Roth ka folur edhe për prioritetet e Gjermanisë në Këshill të Bashkimit Evropian, duke deklaruar se shteti i tij do t’i qëndron afër vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrimin e tyre në BE.

Roth ka shkruar po ashtu se Gjermania do t’i japë frymë të re dialogut, derisa, ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve të cilës i është referuar si “ujdi e rrezikshme”.

“Dhe duke marrë parasysh tensionet rajonale, ne duhet t’i japim një frymë të re dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo për shkak se kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve – dhe jo „ujdi“ të rrezikshme, të cilat me fantazi për shkëmbim kufijsh kërcënojnë të hapin sërish kutinë e Pandorës të mbarësuar me aq shumë konflikte”, thotë ministri gjerman.