Lajme

Minatorët e ngujuar dalin nga miniera e Trepçës

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka deklaruar se 90 përqind e punëtorëve që kanë mbetur të ngujuar në Trepçë shkaku i ndërprerjes së rrymës tashmë kanë dalë nga miniera. Ai ka treguar se pjesa tjetër janë duke dalë. “Është rregulluar defekti i shkaktuar si pasojë e goditjes së rrufesë. 90 përqind e minatorëve kanë dalë dhe të tjerët janë duke dalë. 10 të tjerë tash po hyjnë në ndërrimin e dytë me punu”, ka thënë Abdurrahmani për Express.