Lajme

“Mimoza Kusari–Lila s’ka gabuar aspak kur ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Hoti”

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se duhet të shkarkohet kryeministri Avdullah Hoti, sepse sipas saj nuk është izoluar pasi është testuar për COVID-19.

Juristi Tomë Gashi ka thënë që Kusari – Lila nuk ka gabuar aspak me këtë deklaratë, pasi sipas tij, e ka dhënë mendimin e saj në rrjete sociale.

“Të kërkohet shkarkimi i tij [Hotit], ka qenë normale në kuptimin politik, pasi Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar të mbahen zgjedhjet pasi i shohin si zgjidhjen e vetme. Reagimi i Kusari -Lilës, ka qenë në kuptimin njerëzor dhe politik, pasi është kërkuar që Hoti të shkarkohet pas shërimit të tij”.

“Ka qenë mesazh shumë njerëzor, pasi Kusari – Lila i ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë”, ka thënë Gashi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Sipas saj, duket që Hoti ka vazhduar me aktivitetet normale, sepse nuk është normale që pas bërjes së testit për COVID-19 të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

Gashi ka theksuar që rrethanat janë të rënda sa i përket situatës me koronavirus dhe se Qeveria Hoti e ka sjell vendin në gjendje katastrofale.