Lajme

Milot Rashica pranë kalimit te skuadra e Premierligës

WOLFSBURG, GERMANY - DECEMBER 01: Milot Rashica of SV Werder Bremen celebrates after scoring his team's first goal during the Bundesliga match between VfL Wolfsburg and SV Werder Bremen at Volkswagen Arena on December 1, 2019 in Wolfsburg, Germany. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Rashica tashmë po i përgatit valixhet që të largohet nga Werderi drejtë një skuadre të re.

Nga shumë media botërore, raportohej se për kosovarin ishin të interesuara klubet si, AC Milan, Leipzigun dhe skuadrat nga Premierliga përfshirë Aston Villën, shkruan IndeksOnline

E për këtë të fundit si duket gjërat janë afër, gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, e ka bërë të ditur edhe skuadrën e re të Rashicë, që pritet të bëhet zyrtare brenda javës.

Postimi i plotë i Sadikut në “Facebook”:

“Ekskluzive:

Milot Rashica do te largohet nga Werder Bremen, me se largu deri ne fund te javes se ardhshme.

Para disa javesh ai kishte arritur marreveshje personale me Leipzigun por Werder Bremen nuk eshte i kenaqur me oferten. Kerkese zyrtare per sherbimet e Rashices kane bere Monaco, Aston Villa dhe Wolverhampton.

Sipas burimeve te mia, oferta e Aston Villes eshte me e leverdishmja per Werderin dhe ka shume mundesi qe Rashica te transferohet ne Premier League gjate javes se ardhshme”.


SHIKO VIDEON