Lajme

Milaim Zeka zbulon listën me emrat që mund të ftohen për intervistim nga Gjykata Speciale

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, MilaimZeka,në DPT te Fidani, në T7, ka folur rreth listës me emrat e personave të cilët,sipas tij, do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale. Zeka ka deklaruar se është takuar me disa prej zyrtarëve të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim.



“Ekzistojnë lista si Lista A, Lista B dhe Lista C. Unë nuk dua të flas me emra. Unë sot jam takuar me Remin, e dje me Sami Lushtakun”, ka deklaruar Zeka.

Ai ka thënë se dje e ka njoftuar Sami Lushtakun se do të thirret për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Dje unë i kam thanë Samiut: a e ke marrë ftesën? Tha ‘jo’, dhe i kam thanë qënesër (sot) të vjen. Nuk është garë të flasësh për lista të njerëzve,që janë eprorë të lartë të UÇK’së, falë së cilës jemi gjallë”.

“Në listën që unë e kam parë, nuk figuron vetëm një, emri i Hashim Thaçit”, ka deklaruar Zeka.