Lajme

Milaim Zeka: VV’ja po rren më shumë se krejt partitë

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në vacebook, ka thënë se VV-ja po rren më shumë se krejt partitë e tjera, përcjell Parrotlla.net.

Zeka thotë se i njëjti nuk po tregon asgjë çfarë i thonë ndërkombëtarët në lidhje me dialogun.

“Partite tjera rrejshin puna e tenderave, ama kur eshte fjala per dialogun me Serbi, kush ka kuptu, ata e kane thane te verteten deri ne nje fare mase. Psh thoshin qe dialogu nenkupton “kompromis te dhimbeshem”! Albini po e thote vetem verzionin e vet. Asnje fjale çka po i thone nderkombetaret. Asnje brenge qe dialogu eshte 1000 here me keq se sa ne kohen e Thaçit e Isa Mustafes” shkruan Zeka.

Postimi i plotë:

VV-ja po rrene ma shume se sa krejte partite tjera

Rrena, sipas librave te shenjte, eshte gjeja me e denueshme nga ana e Zotit. Duke e rrejte qytetarin e Kosoves, qe doren ne zemer, ky popull vetem rrenes i beson, partite politike e kequdheheqen kete vend.

Ama kampion i rrenes, po deshmohet qe eshte VV-ja. Partite tjera rrejshin puna e tenderave, ama kur eshte fjala per dialogun me Serbi, kush ka kuptu, ata e kane thane te verteten deri ne nje fare mase. Psh thoshin qe dialogu nenkupton “kompromis te dhimbeshem”! Albini po e thote vetem verzionin e vet. Asnje fjale çka po i thone nderkombetaret. Asnje brenge qe dialogu eshte 1000 here me keq se sa ne kohen e Thaçit e Isa Mustafes.

Kendej jemi. Prap do flasim…!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?