Lajme

Milaim Zeka publikon një foto të rrallë që i kishte bërë Ibrahim Rugovës me aktorin Rebort Ndrenika

Gazetari dhe analisti i njohur, Milaim Zeka, ka publikuar një foto të rrallë që i kishte bërë Ibrahim Rugovës, me aktorin, Rebort Ndrenika.

“Ishte viti 1991-92, ku sëbashku me Rugovën po qëndronim në Tiranë. Ai, thellë-thellë e urrente politikën, ashtu sikurse Kadare që kurrë nuk është dashuruar në poezi. Rugova e quante angazhimin e tij “luftë për çlirim nga sllavët”, kështu shprehej qartazi në rrethe të ngushta”, ka shkruar Zeka në një postim në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë i Zekës:

Nje foto e rralle qe i pata bere Dr. Ibrahim Rugoves, me shpirtin e artit kombetar, Rebort Ndreniken.

Ishte viti 1991-92, ku sebashku me Rugoven po qendronim ne Tirane. Ai, thelle-thelle e urrente politiken, ashtu sikurse Kadare qe kurrë nuk eshte dashuruar ne poezi. Rugova e quante angazhimin e tij “lufte per çlirim nga sllavet”, keshtu shprehej qartazi ne rrethe te ngushta.

Une, zakonisht qe prej vitit 1983, kam mbajtur kontakte me shkrimtar, artiste, gazetar, organizata qe luftonin per te drejtat e njeriut ne Shqiperi. Mbi bazen e kesaj i thash Ibros (keshtu e kam thirr gjithmone, me pelqente keshtu por edhe atij i pelqente me e thirr ashtu) a te organizoj nje vizite ne Teatrin Kombetar se je lodh nga keto takimet politike? -Ec, ma bani. Veq a mundesh?!

Ika te i madhi Robert Ndrenika, dhe brenda pak oresh u mbush salla me aktoret dhe shkrimtaret me te mire qe ishin ne Tirane.

Ne kete pervjetor te pamvaresise te Kosoves po gjeje rastin ta publikoj

kete foto, per ta falenderuar Ndreniken me shume perulje, si edhe gjithe te tjeret qe aq fuqishem na kane mbeshtetur ne ato vite te zeza per Kosoven!

Faleminderit ju te gjitheve qe na ndejtet krah ne koherat me te veshtira. Pa ju, rruga jone drejt nje Kosove te pavarur do ish e pamundur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?