Lajme

Milaim Zeka paralajmëron shkarkimin e Aleksandër Lumezit: Po flitet që do t’i publikohen përgjime telefonike

Ish-deputeti, Milaim Zeka ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti momentalisht gjendet përpara presionit vendor dhe ndërkombëtar për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.

Përmes një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Zeka thotë se diplomatët e vendeve perëndimore kishin ngelur të shokuar kur është publikuar vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryetarja e KQZ-së.

Tutje, Zeka thotë se përfaqësuesit e vendeve perëndimorë e kishin këshilluar Kurtin që të merrej me premtimin elektoral “Shkon Lumezi – vjen Elezi”.

“Madje, një diplomat i nivelit të lartë nga Brukseli tha që “Lumezi duhet të ndiqet penalisht dhe të të kthejë mbrapsht në buxhetin e Kosovës, të gjitha paratë që ka marrë me diplomë false”, ka shkruar tutje Zeka.

Ai ka paralajmëruar se për të bërë më të lehtë largimin e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit të shtetit, brenda një kohe të shkurtër do të publikohen përgjime që do të implikojnë kryeprokurorin në “vepra të rënda”.

Ai tutje ka thënë se në kushte normale një kryeprokuror që është goditur nga kryeministri gjatë fushatës zgjedhore, do të jepte dorëheqje.

Shkrimi i plotë i Zekës:

Albin Kurti perpara presionit vendor dhe nderkombetar per shkarkimin e Lumezit

Diplomatete perendimor kishin ngelur te shokuar diten kur u publiku vendimi per shkarkimin e Valdete Dakes, kryetare e KQZ-se. Askush nuk e kishte pritur nje veprim te tille nga dysheja Kurti-Osmani. Vendet perendimore e kishin keshilluar Kurtin qe te merrej shume seriozisht me premtimin elektoral: “Shkon Lumezi – vjen Elezi”. Madje, nje diplomat i nivelit te larte nga Brukseli tha qe “Lumezi duhet te ndiqet penalisht, dhe te ktheje mbrapshte ne bugjetin e Kosoves te gjitha parat qe i ka marre me diplome falce”! Ky diplomat deklaroi qe nje prokuror i ri duhet te merret edhe me grupin hetues te kesaje çeshtje, te cilen e ngriti Enver Hasani, ish Kryetar i Gjykates Kushtetuese.

Per ta bere procesin me te lehte per largimin e Lumezit, po flitete qe brenda nje kohe te shkurter do te publikohen pergjime telefonike te Lumezit, si dhe mesazhe telefonike, te cilat e impikojne Kryeprokurorin “ne vepra te renda”!

Per opinionin vendor dhe nderkombetar eshte e njohur qe “vjedheja” e telefonit te Kryeprokurorit nuk ishte akcidentale. Lumezi ishte emruar ne kete poste te larte nga ana e Hashim Thaçit pikerisht per t’i luftuar dhe shantazhuar kundershtaret e tij politik.

Deklaratate e Ministres te Drejtesise se gjoja Lumezi do ta qoje mandatin deri ne funde, jane vetem fasade, prapa se ciles qendron nje e vertete krejte ndryshe.

Ne kushtete normale, nje Kryeprokuror i goditur publikisht nga nje kryeminister gjate fushates elektorale, do te jepte doreheqeje. Lumezi nuk e ka bere kete, sepse nuk ka se çka me humbe, perpos kasolles nga kashtelat e kalbura, e cila do rrexohet shume shpejte.

Nese Albini i ka harruar premtimet elektorale, qytetaret nuk i harrojne ato…


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?