Lajme

Milaim Zeka flet për burrin nga Ferizaj që shiti shtëpinë për t’i dhuruar paratë në fondin “Vendlindja thërret”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka shkruar përmes rrjetit social në Facebook për Ekrem Jasharin nga Ferizaj për të cilin ka thënë se e ka shitur shtëpinë për luftën e Kosovës.

Gazetari Zeka ka thënë se Jashari ishte arratisur në Zvicër ai e kishte shitur shtëpinë e tij dhe paratë i kishte dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”.

“Baci Ekrem vazhdon me qene një njeri qe tere jetën ka qëndruar vertikalisht. Majtist i përbetuar, dhe njeri i mrekullueshëm”, ka thënë Zeka.

Postimi i plotë:

Ky njeri e shiti shtepine per luften e Kosoves

Ky eshte Ekrem Jashari, nga Ferizaj i Kosoves. Per shkak te perndjekjeve, dikur, ne vitete 90-ta, ishte arratisur ne Zvicer. Edhe pse katunar i rritur ne qytet, kishte ditur ta perzgjedhe Geneven, qytetin me te bukur te Zvicres.

Kur kishte filluar lufta ne Kosove, ne fondin e luftes “Vendlindeja therret” kishte vetem disa mijera euro. Baci Ekrem e shiti shtepine, dhe parat i dorezoje tek ky fond.

Baci Ekrem vazhdon me qene nje njeri qe tere jeten ka qendruar vertikalisht. Majtist i perbetuar, dhe njeri i mrekullueshem.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?