Lajme

Milaim Zeka – Edi Ramës: Çdo pëllëmbë e bregdetit e mbuluar me plehra, ta merr mendja je në Afganistan, apo Zimbamve

Gazetari Milaim Zeka, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për mungesen e investimeve në turizëm.

Zeka, përmes një statusi në facebook, ka thënë se kushtet për pushime, janë nën zero. Çmimet më të shtrenjta sesa në shumë vende të tjera.

“Në krejt këtë realitet të hidhur, në krejt këtë çmenduri, sikur për të dhjer edhe kafën e mengjesit, del Kryeministri Rama, na zgerdhihet, edhe don të na shes bajgen pet bakllave, duke mbuluar realitetin e hidhur turistik, me një gjethe fiku”, ka shkruar Zeka.

Postimi i tij i plotë:

Nuk po e kuptoje Edi Ramen

Çdo pellembe e bregdetit mbuluar me plehera. Kosha te pazbrazur. Ere e keqe gjithandej. Ta merr mendja qe je ne ndonje vend te pleherave ne Afganistan, apo Zimbamve.

Rruget cope-cope. Sinjalistika rrugore pothuajse fare nuk ekziston. Nje turist i huaj duhet te ndaloje ne dhjete vende per te pyetur per nje destinacion. Njerezit rrudhin krahet, ne mungese pergjigje. Shto gjithe kesaj çmendurin ne trafik, plus vrasjet neper bregun e detit.

Ne krejte kete realitet te hidhur, ne krejte kete çmenduri, sikur per te dhjer edhe kafen e mengjesit, del Kryeministri Rama, na zgerdhihet, edhe don te na shes bajgen pet bakllave, duke mbuluar realitetin e hidhur turistik, me nje gjethe fiku. Dora e shtetit dhe pushtetit, zero. Kushtet per pushime, nen zero. Çmimet me shtrenjte sesa ne shume vende te tjera.

Kryeminister, shteti jot nuk prodhon asgje. Ky vend jeton nga turizmi. Çfare ke bere per rregullimin e infrastruktures? A kemi banjo e zhveshtore neper plazhet tona?! Apo e kemi detin e çna duhen ato?!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?