Lajme

Meterologu tregon se si do të jetë moti në muajin shkurt

Sipas meterologut, Besim Aliu, ditëve në vazhdim në Kosovë ka mundësi për fjolla bore por jo të intenzitetit të lartë apo mesatar, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka treguar se reshjet do të fillojnë në javën e parë të muajit shkurt, dhe se reshje do të ketë të edhe këto ditë por janë të pakta.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e këtyre masave, por që presioni atmosferik është bukur i lartë. Ka mundësi që të kemi vetëm ndonjë fjollë bore, por jo reshje të intensitetit mesatar ose të lartë. Reshjet do të fillojnë në javën e parë të muajit shkurt. Do të ketë edhe këto ditë por do të jenë reshje të pakta”, ka thënë ai në RTV 21