Lajme

Mësuesja militante e VV’së e mbron prapë qeverinë: Më shumë se paratë ka vlerë profesioni

Qeveria mori vendim për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut. Ky mosekzekutimi i pagave të shtatorit për grevistët nga shumë figura u vlerësua që është në kundërshtim me ligjin, madje edhe nga vet mësuesit që nuk e morën pagën.

Por, njëjtë nuk e ka gjykuar mësuesja, njëherësh anëtarja e militantja e Vetëvendosjes, Refiqe Hamiti. Hamiti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se më shumë se paratë ka vlerë profesioni.

“Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.

Postimi i plotë:
“Po e deshe profesionin më shumë se paratë mund të bëhesh i pasur, po deshe paratë më shumë se profesionin mund të vdesësh i varfër”– shkroi ajo.

Ndryshe, mësimdhënësja e shkollës fillore “Ismaili Qemali” në Prishtinë, Refiqe Hamiti bëri bujë në media në shtator, kjo pasi iu kundërvu ashpër kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, i cili në atë kohë kërkonte nga 100 euro, për secilin punëtor të sektorin publik.