Lajme

Mësuesi nga Malisheva rrah nxënësin, arrestohet nga policia (VIDEO)

Një mësues në Malishevë nuk është përmbajtur.

Ai ka shpërdarë grushte e flakaresha ndaj një nxënësi i cili duket se ka bërë probleme.

Në videot e siguruara nga Gazeta NewBorn shihet se mësuesi para nxënësve të tjerë godet e qorton njërin nxënës derisa një tjetër ikë nga klasa.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe drejtori i arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaçi.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Naim Frasheri” në Banjë.

“Po jam i informuar për rastin momentalisht jam duke u kthyer nga shkolla ku ka ndodhur incidenti, mësuesi është dërguar në mbajte nga Policia e Kosovës për 48 orë. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Ne morëm informacione se si ka ndodhë, nxënësit kanë bërë probleme dhe ka ardhur deri te eksesi”, ka thënë për Gazetën Infokus, drejtori i arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi.

Aktualisht drejtoria po pret raportin e policisë që të ndërmerren masa të mëtejme ndaj mësuesit të shkollës “Naim Frasheri” në Banjë.

“Ne po presim raportin e Policisë dhe konform raportit të Policisë edhe ne do të marrim masa”, ka deklaruar drejtori Arsimit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?