Lajme

Mësohet se sa do të zgjasë verifikimi i aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale me seli në Hagë të mërkurën ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, shkruan Gazeta Metro.

Një aktakuzë prej dhjetë pikash është ngritur kundër Thaçit dhe Veselit duke i akuzuar ata për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

Në aktakuzë është përfshirë një numër se kinse Thaçi e Veseli janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të serbëve, romëve dhe etnive tjera, duke ngjasuar kështu tamam me “Raportin e Dick Marty”.

Gazeta Metro ka mësuar ekskluzivisht nga burimet e saja diplomatike në Bruksel se verifikimi i aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit pritet të zgjatë prej 4 deri ne 6 muaj maksimalisht.

Ky burim thotë se verifikimi i aktakuzës ka nisur nga një gjyqtar i procedurave paraprake të Dhomave të Specializuara, ku po shqyrton aktakuzën për të vendosur nëse do të konfirmojë akuzat.

Këtij gjyqtari i duhet shumë punë që të konfirmon se akuzat janë nga dëshmitarët real dhe se këto akuza nuk janë të shtyra nga ndonjë vend armik i Kosovës, pra që të vërteton se në aktakuzë nuk është e përfshirë politika.

Pse u quajt skandaloze nga njohësit e huaj të çështjeve të drejtësisë aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit?

Njoftimi i djeshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në ditën kur presidenti Thaçi ishte nisur drejt SHBA-së, po shihet nga të gjithë si një veprim politik që e minoi dialogun në Uashington. Nga analistë vendorë dhe ndërkombëtarë ky njoftim interpretohet si i pazakonshëm dhe tejet tendencioz, me një gjuhë tërësisht jozyrtare, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar tregon vetëm që propozuar aktakuzë, por ligjërisht ajo aktakuzë nuk ka asnjë vlerë juridike pa u konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake.

Megjithatë, publikimi i këtij njoftimi është jashtë çdo etike profesionale.

Në një proces gjyqësor hapi i parë është propozimi i aktakuzës nga ana e prokurorit të rastit tek Gjyqtari i Procedurës paraprake.

Hapi i dytë është njoftimi i të pandehurit për pretendimet e prokurorit dhe njoftimi i palës që ai përcaktohet ta mbrojë. Në këtë rast, përveçse kishim shkelje të procedurave ligjore dhe shkelje të rregullores, kishte edhe një qasje tërësisht të njëanshme dhe vendim arbitrar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për ta bërë njoftimin publik, pa e pranuar asnjë argument të palës mbrojtëse dhe pa u konfirmuar ende aktakuza.

Pas këtyre dy veprimeve, si hap i tretë do të duhej të ishte mbajtja e seancës së Gjyqtarit të Procedurës paraprake për konfirmim ose hudhje poshtë të aktakuzës.

Ndërsa, hapi i katërt i ka dy rrugë dhe nëse aktakuza e prokurorit hudhet poshtë nga gjyqtari për shkak se ajo nuk është e mbështetur, atëherë ai rast mbyllet dhe nuk bëhet publik. Por, nëse aktakuza konfirmohet nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, atëherë ajo aktakuzë zyrtarizohet dhe e plotë i ofrohet të pandehurit dhe palës së tij mbrojtëse së bashku me të gjitha masat përcjellëse.

Vetëm pas të gjithë këtyre hapave duhet të bëhet publike një aktakuzë dhe tek në këtë rast fillon shkallshmëria e një gjykimi, me proces të ngjashëm me procedurat e të gjitha gjykatave të Kosovës./gazetametro.net


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19