Lajme

Mësohet se nga cila komunë është viktima e fundit nga koronavirusi

Sonte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55.

Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi.

“Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit COVID-19.

Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse.

Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai.

LEXO EDHE:  Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të Quintit pas përleshjeve në veri