Lajme

Mësohet se kush mungoi sot në seancën solemne për 12 vjetorin e pavarësisë

Në seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës në nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë, nuk u panë prezentë shumë deputetë.



Deputetët e Listës Serbe, nuk janë parë pjesë e kësaj seance solemne, përfshirë këtu edhe deputetë nga komunitetet.

Kjo seancë solemne në nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt edhe pa prezencën e Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili për shkak të agjendës së tij të ngarkuar ndodhej jashtë vendit.

Po ashtu në këtë seancë nuk ishte prezent as lideri i opozitar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, u nis dhe u përmbyll me fjalimin e Kryeparlamentares Vjosa Osmani.