Lajme

Mësohet mosha e personit që u gjet i vdekur në shtëpin e tij në Podujevë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur të martën në kamp-shtëpizën e tij në Podujevë. Rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”. Ndërsa, e kontaktuar nga Gazeta Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj, konfirmon se viktima ishte 63-vjeçar.

Ajo tha se për vdekjen e tij janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. “Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë (mashkull, i moshës 63 vjeçar) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion. Rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekje”, tha Ulaj për Express.

LEXO EDHE:  A mund t’i blejnë kosovarët biletat për të udhëtuar drejt Evropës nga 1 janari? Gjermania e thotë fjalën e fundit