Lajme

Mësohet e arsyeja për të cilën Kadri Veseli ia kishte bërë me sy Ridvan Berishes!

Gazetari Ridvan Berisha, i cili është përfolur shumë për intervistën e tij me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, sot ka folur për këtë ngjarje.

Ridvan Berisha, tha se aty nuk ka pasur kurrfarë presion apo diçka të ngjashme.

Sipas Berishës, aty ishte paraqitja e parë e Kadri Veselit në televizion dhe kishte presion të jashtëzakonshëm.

Berisha më tutje tha se Veseli në ato momente kishte pasur problem me frymëmarrje.

“Kjo me Kadriun, u kanë paraqitja e parë e tij, edhe ka qenë në presion të jashtëzakonshëm, pernime ka pas problem me frymëmarrje, krejt menojshin që m’kanë ba presion, edhe m’vetshin, a t’ka ba presion, a t’ka ba presion”, është shprehur Berisha në ATV.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?