Lajme

Mësohet burimi i infeksionit të rasteve të reja në Prishtinë

Sot në Prishtinë u konfirmuan 36 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, për Gazetën Sinjali tha se shumica e rasteve janë raste kontakti.

Gashi tha se 6 raste janë testuar në Klinikën Infektive, për të cilën ende nuk kanë ndonjë informacion.

“Shumica janë testuar si raste kontakti, ndërsa prej Infektivës janë dikur 6 raste”, tha Gashi.

Ai tha se ende nuk kanë marrë informacione nga IKSHPK për rastet e reja.

LEXO EDHE:  Radojiçiqi sot do t’i drejtohet publikut, letrën ia lexon avokati i tij