E hënë, 25 Maj, 2020
Lajme

Mes dhimbjesh e lotësh, i jepet lamtumira e fundit të riut nga Surkishi i Podujevës

Sot në Surkish të Podujevës u bë varrimi i të riut që vdiq nga të shtënat me armë.Qindra bashkëvendës morën pjesë në lamtumirën e fundit të Arian Selmanit.



Ngjarja kishte ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 22:00 në fshatin Surkish të Podujevës, mbi hekurudhë derisa vetura e viktimave ishte në lëvizje.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S, 23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.



LEXO EDHE:
Fitër Bajrami nën hijen e koronavirusit