Lajme

Merret vendimi përfundimtar: LDK tregon nëse do bëj koalicione për balotazhin e 14 nëntorit

Lidhja Demokratike e Kosovës të enjten ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.

Në të u vendos që LDK të mos bëjë koalicion me asnjë parti politike për balotazh.

”Marrëveshje politike në bllok LDK nuk do të ketë me askënd, marrëveshja jonë do të bazohet në parimin e marrëveshjes me qytetarin. Do të angazhohemi duke ndërtuar besim me qytetarin për të finalizuar këtë proces të mirë zgjedhor”, tha Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e nëntorit garon në katër komuna kundër Lëvizjes Vetëvendosje, në dy kundër Partisë Demokratike të Kosovës dhe në dy të tjera kundër Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?