Lajme

Merkel e Macron thirrje BE: Të përgatitemi për valën e dytë nga koronavirusi

Liderët kryesor të Bashkimit Europian, rikthejnë frikën në vendet e unionit në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes një letre drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Macron kërkuan që BE të marrë masat e duhura për një valë të dytë të mundshme të infektuarish nga Covid-1.

Në mesazh konfirmohet që përgjigjja kaotike ndaj pandemisë ka ngritur pikëpyetje rreth përgatitjes së Unionit, duke nënvizuar këtu rëndësinë e një reagimi të përbashkët europian.