Lajme

Mërgimtarit nga Kosova i thyhet vetura dhe i vidhen gjërat me vlerë

Një mërgimtar e ka pësuar keq në Deçan, ku hajnat i kanë thyer veturën dhe i kanë vjedhur çantat, në të cilat besohet se ka pasur të holla dhe sende të tjera me vlerë, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ një anëtar ka publikuar fotografi të veturës së tij, ku aty shihet se xhami i prapem i saj është thyer me dhunë.

Anëtari që ka publikuar fotografitë ka thënë se rasti ka ndodhur në Deçan dhe se brenda saj kanë qenë çanta të krahut, e që ka pasur gjëra me vlerë në to.

Viktima është një mërgimtar që në bazë të fotografisë, shihet se edhe tabelat janë nga shteti Gjermanisë. /gazetametro.net


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19