Lajme

Mërgimtari nga Deçani, Arben Beqiraj, niset për në Kosovë: Nuk do të ndalemi për Vjosen e Albinin

Arben Beqiraj, nga fshati Baballoq, komuna e Deçanit, me banim në Gjermani, së bashku me disa shokë të tij është nisur sonte për në Kosovë, që të votojë më 14 shkurt, siç thotë ai, për ndryshime, raporton Korrespodenti.

Në dy videot e më poshtme, të cilat i ka dërguar në redaksinë e Korrespodentit, Arbeni dëgjohet duke thënë se do t’i marrin patjetër 53% deri në 60%, e ka fjalën për Lëvizjen Vetëvendosje.

“E tani me shokë, gati iu afruam Austrisë… që me 14 shkurt ta bëjmë ndryshimin njëherë e përgjithmonë. Unë kam besim që do t’i marrim patjetër 53% deri në 60%. Dhe kështu të jemi të bashkuar ne të gjithë bashkatdhetarët, nuk do të ndalemi për Vjosen e Albinin”, thotë Arbeni. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?