Lajme

Mërgimtari nga amerika: 100 euro për pensionet është skllavërim i ditëve moderne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish rreth pensioneve.

Ai duke u lavdëruar për vendimin për pensionet ka paralajmëruar edhe reformë në sistemin pensional.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë. Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

Por, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Sahit Muja, i ka reaguar duke i thënë se pensionet në Kosovë janë mjerim total.

“Me gjithë respektin për punën tuaj te mire. 100 Euro, është skllavërim i ditëve moderne”, ka shkruar ai.

Muja ka thënë se paga e Kurtit, Presidentes dhe deputetëve e ministrave është shumë më e madhe sesa e njerëzve që kanë punuar tërë jetën.

“Sa është rroga e Presidentes, juaja, deputetëve, ministrave bëni një krahasim të shohin populli me i varfër i Evropës. Sa zëvendësministra ke që nxejnë karrigen marrin 2000 % rrogë më shumë se ai që ka punuar tërë jetën. Shyqyre që e rritë po me këto çmime pensionistet janë në mjerim total”, ka shkruar ai


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?