Lajme

Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shpalosë detaje nga Haga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë dy ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Krasniqi vizitën e tij në Hagë e ka cilësuar si tejet emocionale.

Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë.

“Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë. Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka thënë Krasniqi.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje