Memli Krasniqi uron Clintonin për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të.
Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur se Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku përjetshëm i popullit të Kosovës.
“Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!”, shkruan lideri i PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Në 76-vjetorin e lindjes, i dërgoj urimet më të përzemërta Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.
Për Kosovën, Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku ynë i përjetshëm.
Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!