Lajme

Memli Krasniqi: Kosova është me fat që pati një mike si Albright

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se Albright do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë.

Postimi i plotë i kryetarit të PDK-së:

Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Zonja Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanitetit e i lirisë për shqiptarët. Ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”.

Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë.

Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj.

Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje